Operohet portierja e kombëtares së Kosovës

Hendboll

Operohet portierja e kombëtares së Kosovës

Më: 16 mars 2017 Në ora: 12:27
Izet Gjinovci e Njomza Kelmendi

Portierja e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Njomza Kelmendi, e cila u lëndua në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2017 Bjellorusi - Kosovë, u operua me sukses në QKU nga mjeku specialist dr Qerim Kida.

Njomza u operua nga lëndimi i ligamenteve por edhe meniskusit të dëmtuar.

Shpresojmë që Njomza shpejt të kthehet fillimisht ne portën e KHF Prishtina e pastaj edhe Kombëtares pas kalimit të fazës rehabilitues, thuhet mes të tjera nga FHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat