Trepça sërish më e mirë se Kastrioti

Hendboll

Trepça sërish më e mirë se Kastrioti

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2017 Në ora: 12:54
Pamje nga një ndeshje

Trepça nga Mitrovica shkëputet për 6 pikë nga pozita e tretë dhe tani e ndjen qetësinë në vazhdim të kampionatit. Mitrovicasit ishin më të mirë se Kastrioti i Ferizajt, duke triumfuar me rezultat 24:21 ndaj rivalit të vjetër e me renome, ferizajasve, në takimin e javës së 22-të. Kjo fitore ka peshë të madhe për Trepçën e cila drejtohet nga kryetrajneri Taib Kabashi. Ndeshja ka qenë e fortë deri në pikën e fundit dhe më së miri e fakton edhe rezultati i ngushtë. Ferizajasit u angazhuan maksimalisht por assesi që të arrijnë të paktën një pikë dhe tani i mbetet që të luftojnë për vendin e tretë, e cila i siguron një mundësi më të mirë në garat e play-off-it. Trepça renditet në vend të dytë me 35 pikë, ka shtatë me pak se lideri Besa Famiglia, kjo e fundit ka një takim me pak, kurse Kastrioti bie në vend të katërt me 28 sosh. Prishtina ka importuar dy pikë të mëdha nga Gjakova, pasi që e mposhti me rezultat 40:33 Vëllaznimin. Një fitore...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat