Shala: Acarimi momental me Prishtinën do të tejkalohet

Hendboll

Shala: Acarimi momental me Prishtinën do të tejkalohet

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2017 Në ora: 12:09
Faruk Shala

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se ky acarim momental me Prishtinën do të tejkalohet. “Personalisht e kam kontaktuar kryetarin Nebi Zariqin, i cili me ka thënë se në stërvitje do të takohem me trajnerin dhe ta kthejmë përgjigjen. Përgjigja ka qenë negative, dhe sipas tij i kanë synimet që t’i zhvillojnë ndeshjet sipas propozicioneve. Nuk hasën në mirëkuptim të Istogut dhe jemi shumë të zhgënjyer. Kemi pritur një përgjigjet pozitive duke marrë parasysh se i kemi mundësuar Prishtinës që katër ndeshje si vendase t'i luajnë kundër nesh, për hir që ata me pasur orarin më të volitshëm për ndeshjet ndërkombëtare.

I kemi pasur raportet e mira, shpresojmë ky acarim momental të tejkalohet dhe mos t’i prishim marrëdhëniet. Nuk është dashur me ra një trajner nga Maqedonia dhe mi prishur marrëdhëniet shumëvjeçare mes Prishtinës dhe Istogut. Federata na ka lajmëruar që KHF Prishtina nuk ka pranuar që ndeshja të zhvillohet të premten (sot) e cila ka qenë e paraparë në skemën programore të RTV-21”, tha Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat