Kameri: Istogu e meriton vendin e parë!

Hendboll

Kameri: Istogu e meriton vendin e parë!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2017 Në ora: 19:36
Elma Kameri

Istogu beson e shpreson se do ta fitojnë titullin e kampionit në elitën e hendbollit, në konkurrencën e femrave. Hendbollistet e Istogut fare nuk janë të merakosura për humbjen e fundjavës së kaluar me rezultat 28:24 nga kampionet dhe liderja Prishtina, në takimin që u luajt në palestrën e sportit në Klinë. Istogaset janë të bindura se në garat e play-off-it do ta dëshmojnë forcën e vërtet dhe do të arrijnë qëllimin. Pas 15 jave Istogu është në vend të katërt me 21 pikë, ka nëntë me pak se Prishtina. Elma Kameri, prej hendbollisteve më të mira në Kosovë, beson se skuadra e saj, Istogu, ka forcë për t’i befasuar të gjitha dhe konsideron se do të jenë në formën më të mirë në garat e përfundimtares. “Dihet se ende s’ka përfunduar kampionati, kështu që nuk janë pikët përfundimtare. Mirëpo, pozita momentale që tani ndodhet nuk është reale për shkak që kemi pasur shumë lëshime që na kanë kushtuar. Mirëpo, në play-off do të jemi me gjasa të barabarta, ndërsa sa i përket kualitetit tonë, radhitjen qe ne e meritojmë, duhet të jetë vendi parë”, thotë Kameri për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se me pak fat mund ta fitoni...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat