Nuk janë të rralla rastet kur kemi individ me role të dyfishta në klube, edhe trajner edhe lojtar, por ka edhe ata që janë drejtor sportiv e lojtar! Rasti i fundit është në hendboll, ku Milaim Selmani krahas që është drejtor klubi luan edhe hendbollist në KH Kastrioti. Disa pyesin në qytetin e Ferizajt se si mundet me luajt drejtori, a thua a guxon trajneri ta ndërrojë?
Disa thonë kur e meriton e meriton, kur se meriton të ndërron trajneri. Por në mentalitetin e Kosovës, është një gjë shumë e qartë, ec e ndërro drejtorin. Megjithatë, Selmani luan kur e meriton, kur nuk e meriton e ngrohë bankën. Çfarë ka të keqe kur ke rolin e dyfishtë, edhe drejtor edhe lojtar!.