Dy derbi në Superligën e femrave

Hendboll

Dy derbi në Superligën e femrave

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:27
Pamje nga një ndeshje

Shqiponja nga Gjakova kërkon me ngulm t’i shkaktojë humbjen e parë, kampiones në fuqi, Prishtinës, ndërsa Istogu është favoritë kundër Kastriotit nga Ferizaj. Shqiponja-Prishtina dhe Istogu-Kastrioti, janë derbi të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Prishtina me 16 fitore rresht, kryeson renditjen me 32 pikë, e ndjekur nga Shqiponja me 28 sosh, Kastrioti 24, Istogu 21 pikë etj.

Te femrat zhvillohet java e 17-të, e shtunë: Vëllaznimi-Drita (14.30), Shqiponja-Prishtina (18.00), Samadrexha-KEK-u (19.00) dhe të dielën: Vushtrria-Deçani (15.00), Istogu-Kastrioti (17.15). Te meshkujt, luhet java e 26-të, do të takohen - e shtunë: Vushtrria-Llapi (14.00), Drenica-Zhegra (19.00), Prishtina-Drita (15.00), e diel: Besa Famgilia-Kastrioti (17.00) dhe Vëllaznimi-Trepça (17.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat