Inaugurohet Akademia e Hendbollit

Hendboll

Inaugurohet Akademia e Hendbollit

Më: 25 prill 2017 Në ora: 17:04
Prof. Ismet Jupa

Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, nesër solemnisht do të inauguroi punën e Akademisë së hendbollit për qytetin e Ferizajt.

Ky manifestim fillon nesër nga ora 9:45 në palestrën e sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, me ç’rast 100 djem dhe vasha te grupmoshës së re ( nxënës të klasës së 6-të) nën përkujdesjen e koordinatorit prof. Ismet Jupa, do te fillojnë ecejaket e tyre ne boten magjepse te lojës së hendbollit.

Ky është projekt-pilot ngase nga shtatori pritet që Akademitë e Hendbollit të nisin punën edhe ne qendrat tjera si Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Prishtinë.

Duhet theksuar se FHK-ja ne krye me presidentin Eugen Saraçin ka paraparë që në periudhën katërvjeçare ne Akademi të inkuadron mbi 2000 hendbollist dhe hendbolliste te cilat pritet te zhvillohen ne lojtarë cilësor, por edhe gjyqtarë e pse jo nesër apo pasnesër edhe trajner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat