Në takimin e parë - mbi 300 djem e vasha

Hendboll

Në takimin e parë - mbi 300 djem e vasha

Më: 27 prill 2017 Në ora: 11:31
Pamje nga hapja e akademisë

Në Ferizaj në mënyrë solemne filloi punën Akademia e Hendbollit në qytetin e Ferizajt, qytet ky i cili ka traditë të ndritshme ne sportin shqiptar për sportin e hendbollit.
Nismën për themelimin e Akademisë së Hendbollit e bëri Federata e Hendbollit e Kosovës në bazë të projektit te FHK-së mbi themelimin e Akademive në të gjithë Kosovën, projekt ky te cilin presidenti i FHK-se Eugen Saraçini,
FHK në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt si partnerin kryesor ne ketë projekt, gjeti mbështetje te kryetarit te Komunës Muharrem Svarca, si dhe puna profesionale e prof Ismet Jupa me bashkëpunëtor bëri që në takimin e parë ishin mbi 300 djem e vasha te reja, të moshes 12-vjeçare që pritet në ciklin 4-vjeçar te arrihet niveli i dëshiruar qe përveç masivitetit te ngritët edhe cilësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat