Tetë skuadra në presion, secila e do finalen!

Hendboll

Tetë skuadra në presion, secila e do finalen!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2017 Në ora: 19:38
Pamje nga një ndeshje

Ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në hendboll (dy te femrat e dy te meshkujt), priten me kërshëri nga dashamirët e kësaj loje.  Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë, nesër do të jetë arenë e katër ndeshjeve dhe secila prej tyre pritet të jetë më rivalitet të madh. Dy ndeshjet e para luhen të femrat, Vushtrria-Shqiponja (13.00) dhe Prishtina-Istogu (15.00), kurse të meshkujt Kastrioti-Prishtina (17.00) dhe Besa Famiglia-Trepça (19.00). Tetë skuadra janë në presion, për faktin se, secila prej tyre e do finalen! Burim Zaskoku, trajner i Kastriotit nga Ferizaj (meshkujt), shpreson se mund të bëjnë më të mirën ndaj Prishtinës. “Ne si në çdo ndeshje hyjmë për fitore, veçmas kur e dimë se do të shkojmë në finale. Jam optimist se do të jemi në finale, pasi që e konsideroj se jemi mirë të përgatitur si ekip”, tha ai. Zaskoku vlerëson se, armën më të fortë e kanë mbrojtjen. “Përparësi e jona është mbrojtja gjithashtu edhe kundërsulmet.  Ekipi është i kompletuar dhe atmosfera është shumë e mirë, kjo na bën optimist!”.  Trajneri i Prishtinës, Arben Parduzi, është optimist se do të kualifikohen në finalen e madhe. “Gjatë tërë javës...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat