Zaskoku: Kemi një përparësi ndaj Prishtinës

Hendboll

Zaskoku: Kemi një përparësi ndaj Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2017 Në ora: 14:38
Burim Zaskoku

Burim Zaskoku, trajner i Kastriotit nga Ferizaj (meshkujt), shpreson se mund të bëjnë më të mirën ndaj Prishtinës dhe të kualifikohen në finalen e Kupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja luhet sot në orën 17.00, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. “Ne si në çdo ndeshje hyjmë për fitore, veçmas kur e dimë se do të shkojmë në finale.

Jam optimist se do të jemi në finale, pasi që e konsideroj se jemi mirë të përgatitur si ekip”, tha ai. Zaskoku vlerëson se, armën më të fortë e kanë mbrojtjen. “Përparësi e jona është mbrojtja gjithashtu edhe kundërsulmet.  Ekipi është i kompletuar dhe atmosfera është shumë e mirë, kjo na bën optimist!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat