Kabashi: Besa ka lëndime

Hendboll

Kabashi: Besa ka lëndime

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2017 Në ora: 14:44
Taib Kabashi

Trajneri i Trepçës, Taib Kabashi, ka thënë se do të jetë lojë e vështirë me Besa Famiglia nga Peja, kur dihen edhe cilësitë çfarë ka kampioni dhe lideri i elitës. “Do të jetë lojë e vështirë, por shpresojmë në fitore. Përparësia është në anën e Besës, por në sport nuk dihet fituesi”, thotë Kabashi.

Trajneri i mitrovicasve shpreson se mungesat që ka Besa do të jenë një mundësi e mirë për ta: “Ne si ekip jemi komplet, kurse Besa ka lëndime, pra dy lojtarë kryesorë, si Kukrika dhe Curri”. Ndeshja ndërmjet këtyre rivalëve luhet sonte në orën 19.00, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat