Kastrioti eliminoi Prishtinën

Hendboll

Kastrioti eliminoi Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 28 prill 2017 Në ora: 19:23
Pamje nga një ndeshje

Skuadra me renome, Kastrioti i Ferizajt, shënoi fitore me rezultat 32:26 (16:12) ndaj Prishtinës, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ferizajasit treguan lojë të fortë dhe shkojnë më tej, kurse Prishtina tronditet, duke u eliminuar, në ndeshjen që u luajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Qëndrim Ibrahimi me 11 gola dhe Drilon Haxhimusa me shtatë sosh, me bashkëlojtarë të tjerë janë më të dalluarit për kualifikimin e ferizajasve, ndërsa te Prishtina Kushtrim Kastrati shënoi më së shumti gola, gjithsej 7.  Finalja te meshkujt luhet nesër në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat