Besa e pandalshme, fiton Kupën e Kosovës

Hendboll

Besa e pandalshme, fiton Kupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2017 Në ora: 12:48
KH Besa Famiglia

Ekipi i Besa Famiglia nga Peja dëshmoi superioritetin në finalen e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt), duke e mposhtur me rezultat të thellë 31:19 (20:10) rivalin e vjetër, Kastriotin e Ferizajt, në ndeshjen që u luajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Pejanë edhe pa dy lojtarë kryesorë, Ante Kukrikën dhe Arbër Curri (portier), se patën të vështirë ta mundin ekipin ferizajas. Gjithçka përfundoi në periudhën e parë të lojës, kur kampioni në fuqi dhe lideri i elitës kaloi në epërsi me 10 gola (20:10).

Në pjesën e dytë, pejanët ruajtëm rezultatin madje e thelluan në 12 epërsi, duke shënuar fitore me 31:19. Pas ndeshjes medaljet e arta dhe të argjendta skuadrave iu dorëzuan Enis Idrizi (nënpresident i FHK-së) dhe Shqipe Bajçinca (anëtare e Bordit), kurse Kupën presidenti i FHK Eugen Saraçini dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Shala. Trajneri i Besës, Arben Muqolli, është i lumtur për trofeun e parë në këtë edicion dhe tani është i bindur se në xhep do të kanë edhe titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat