Istogu siguroi titullin pas debaklit që i shkaktoi Kastriotit

Hendboll

Istogu siguroi titullin pas debaklit që i shkaktoi Kastriotit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2017 Në ora: 15:47
KHF Istogu-kadetet

Klubi më i organizuar në vendin tonë, pa dyshim është KHF Istogu për kadete në konkurrencën e femrave. Hendbollistet e reja të Istogut siguruan titullin e kampionit pas debaklit që i shkaktuan me rezultat 24:11 kampiones së edicionit të kaluar, Kastriotit nga Ferizaj, që drejtohet nga trajnerja Lirije Muhaxheri.  Istogaset kanë të gjitha fitore në 16 ndeshjet e deritashme. Megjithatë, meritë për këtë sukses ka Faruk Shala që u ka krijuar kushte jashtëzakonisht të volitshme. Istogu kryeson me 32 pikë, ka dy ndeshje me paktë luajtura, duke lënë pas Prishtinën me 26 pikë, Kastriotin e Vushtrrinë me nga 24 sosh. Një klub që nuk ka palestër të saj, por po dëshmohet gjithnjë e më i mirë si në aspektin organizativ po ashtu edhe në rritjen e nivelit sidomos ka shtuar konkurrencën në elitën e hendbollit.

Kadetet -Tabela

1.Istogu 16 16 0 0 379 : 157 32

2. Prishtina 17 13 0 4 401 : 216 26

3. Kastrioti 17 12 0 5 392 : 287 24

4. Vushtrria 17 12 0 5 379 : 279 24

5. Shqiponja 16 8 1 7 297 : 312 17

6. Drita 17 7 1 9 257 : 275 15

7. Deçani 17 6 0 11 221 : 298 12

8. KEK-u 17 5 0 12 174 : 267 10

9. Samadrexha 17 3 0 14 170 : 359 6

10. Vëllaznimi 17 1 0 16 150 : 370 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat