Prishtina bindshëm fiton sfidën e parë kundër Istogut

Hendboll

Prishtina bindshëm fiton sfidën e parë kundër Istogut

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2017 Në ora: 15:49
KHF Prishtina

Prishtina u mobilizua si asnjëherë më parë, duke e shënuar fitore bindëse me rezultat 32:25 (10:14), në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (femra).  Prishtina u dëshmua e fortë në 30 minutat e dytë, duke e përmbysur disavantazhin (10:14) dhe triumfuar me 7 gola epërsi.  Në periudhën e parë Istogu tregoi paraqitje të mirë dhe dukej se mund të shkojë drejt fitores, por gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, kur Prishtina këndellet dhe krijoi epërsi. Bellma Beba me 12 gola e ndihmuar nga Mimoza Sefedini me 6 sosh, i dhanë goditje rivales.

Prishtina avancon me rezultat 1:0 në seri të fitoreve, tani i duhet vetëm një barazim që të shpallet kampione. Albina Rugova me 10 gola e Elma Kameri me 8 sosh, nuk ndihmuan Istogun për rezultat të favorshëm. Merret vesh se te Istogu diçka nuk shkojë në pjesën e  dytë, gjithnjë sipas burimeve ka pasur edhe “përplasje” mes hendbollisteve të kësaj ekipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat