Finale të (pa) pritura

Hendboll

Finale të (pa) pritura

Më: 15 maj 2017 Në ora: 11:25
Lojtarët e Trepçës

Janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Play-Off-it (garave shtesë) në Superligën e femrave dhe te meshkujve në hendboll.

Siç pritej Besa Famiglia pa ndonjë problem e eliminoi skuadrën e Kastriotit nga Ferizaj duke e mundur edhe ne takimin kthyes qe u zhvillua mbrëmë në Ferizaj me rezultat 36:22.

Kurse Trepça e Mitrovicës sot arriti qe ta mund Prishtinën ne kryeqytet me rezultat te ngushtë 35:34 dhe rikthehet ne finalet e Play-Off-it pas një mungese disavjeçare. Por ky sukses u arrite falë strategut Taib Kabashi i cili ka mobilizuar dhe motivuar skuadrën si kurrë më parë.

Në konkurrencën e femrave skuadra e kryeqytetit Prishtina ngadhënjeu ndaj skuadrës së Istogut, skuadër kjo e cila ishte befasi e këndshme e këtij edicioni te garave.  Sot ne Pejë Prishtina ngadhënjeu me rezultat 19:27 dhe u plasua ne finale.

Skuadra tjetër finaliste është Shqiponja e Gjakovës e cila edhe pse barazoi mbrëmë ne Ferizaj me Kastriotin 28:28, por pasi ndeshjen e parë e ka fitua ne Gjakovë, u plasua ne finale.

Gjatë javës në program janë ndeshjet e para gjysmëfinale ne e dy konkurrencat, Besa Famiglia - Trepça te meshkujt dhe Prishtina - Shqiponja te femrat e cila do të jetë reprizë e ndeshjes finale të Kupës së Republikës së Kosovës qe u zhvillua para 15 dite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat