Gjyqtarët nga Kosova drejtojnë ndeshjen në Evropë

Hendboll

Gjyqtarët nga Kosova drejtojnë ndeshjen në Evropë

Më: 15 maj 2017 Në ora: 18:41
Gjyqtarët e Kosovës, në mes Shqipe Bajçinca

Federata e Hendbollit e Kosovës në aktivitetet e Federatës Evropiane të Hendbollit, është çdo ditë e më shumë e përfaqësuar, derisa deri me tani ishim aktiv me përfaqesuese tani është edhe më shumë, sepse personat zyrtarë te cilët janë ne listat e EHF-it, po delegohen ne shumë ngjarje te rendesishme të Federatës Evropiane te Hendbollit siç kemi rastin më të ri delegimin e çiftit të gjyqtarëve Besfort Jahja dhe Sherif Xhema te cilët do te jenë pjesë e Kampionatit Evropian Divizioni B per te reja te grupmoshes U19 ne konkurrencën e femrave qe zhvillohet ne Lituani nga data 14-20 gusht 2017.
Nominimi i këtyre dy gjyqtarëve ne Lituani dhe i vëzhgueses Shqipe Bajçinca ne EURO 17 ne Sllovaki padyshim është një sukses por edhe mirënjohje jo vetëm per te apostrofuarit por edhe krejt FHK-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat