Trajneri që nuk njeh humbje në Kosovë

Hendboll

Trajneri që nuk njeh humbje në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 maj 2017 Në ora: 19:28
Muqolli

Arben Muqolli nuk e ka pritur se do të ketë një ecuri fantastike kur e kishte marrë timonin e KH Besa Famiglia nga Peja. Ai sa ishte si hendbollist dominonte me Besën, por tani edhe në zejen e trajnerit, bile në dy kampionatet e fundit nuk njeh humbje në Kampionatin e Kosovës. Muqolli e bënë me shumë nervoz që nuk ka konkurrencë në ligë, i cili për 62 ndeshje ka 61 fitore e 1 barazim. Ai lutet që Liga e hendbollit (meshkujt) të përforcohet dhe të rritet konkurrenca.

Pejanët kanë bërë të gjitha përgatitjet që nesër (19.00) ta festojnë titullin e kampionit, pasi që janë në epërsi 1:0 në seri të fitoreve në finalen e play-off-it. Trajneri pejan beson se do të fitojnë ndeshjen e dytë finale kundër Trepçës dhe të kremtojnë së bashku me tifozët e tyre. “Kemi dëshmuar se jemi të pa konkurrencë, edhe pse Trepça ka ekip të mirë, por ne kemi përvojën e cilësinë”, - thotë Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se pa konkurrenca ka ndikuar edhe negativisht apo pozitivisht për Besën? “Pozitivisht jo, negativisht po, për arsye...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat