Besa që nuk ndalet, fitoi 11 tituj nga 18 kampionatet e pas luftës

Hendboll

Besa që nuk ndalet, fitoi 11 tituj nga 18 kampionatet e pas luftës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2017 Në ora: 13:33
KH Besa

Besa Famiglia nga Peja po dominon bindshëm hendbollin e Kosovës. Se pejanët janë skuadra bindshëm më e mirë në vitet e pas luftës, dëshmia më e mirë është se për 18 kampionate, 11 herë janë kampion të Kosovës. Ekipi që drejtohet nga trajneri Arben Muqolli për herë të katërt radhazi mbrojtën titullin e kampionit. Ata në finalen e dytë të play-off-it e mposhtën me rezultat 37:30 Trepçën nga Mitrovica. Pejanët triumfuan në seri të fitoreve me rezultat 2:0 dhe janë kampion të ri të Republikës së Kosovës.

Kampionët e pas luftës 

2016-17 Besa Famiglia

2015/16 Besa Famiglia

2014/15 Besa Famiglia

2013/14 Besa Famiglia

2012/13  Prishtina

2011/12  Besa Famiglia

2010/11 Kastrioti

2009/10 Kastrioti

2008/09 Prishtina

2007/08 Prishtina

2006/07  Besa Famiglia

2005/06 Besa Famiglia

2004/05  Besa Famiglia

2003/04 Besa

2002/03  Besa

2001/02  Besa

2000/01 Trepça

1999/00  Kastrioti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat