Falënderon kritikët!

Hendboll

Falënderon kritikët!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2017 Në ora: 11:59
KHF Istogu

Trajneri i klubit të hendbollit Istogu  (femrat), Faruk Shala, megjithatë pajtohet me rezultatet e këtij edicioni ani se nuk arriti asnjë trofe. “Falënderoj të gjithë adhuruesit e hendbollit që këtë vit i kanë percjellur ndeshjet e KHF Istogut qofshin shikuesit nga qyteti i Istogut e po ashtu edhe nga qytetet tjera qe kanë qenë në numër të madh në ndeshjet si vendas dhe si mysafir.

Kjo ka bërë që ndeshjet e KHF Istogut të jenë me shikueshmërinë më të lartë në sportin femëror në vend, e gjithë kjo na jep kurajo që të vazhdojmë përpjekjet tona pa marr parasysh vështirësitë dhe gjithçka që kaluam në këtë sezon qe lëmë pas, ne do të punojmë edhe më shumë ne jetësimin e projektit tonë për të ndërtuar një skuadër dominuese, qe do të jetë model për sportin femëror në përgjithësi frytet e së cilës do të jenë të dukshme në vitet e ardhshme, ju faleminderit që ishit pjesë e jona, falënderoj hendbollistet e mija për angazhim dhe përkushtim ndaj klubit, faleminderit nga ata qe e mbështesin klubin tonë qoftë materialisht qoftë në forma tjera, falënderoj edhe kritikët, po ashtu kundërshtarët me te mëdhenj të cilët bën gjithçka qe munden për të ndaluar evulimin tonë, kjo na ka bërë shumë më të fort më ambicioz dhe na jep motiv shtesë për të ardhmen të punojmë më shumë të angazhohemi dhe t'i eliminojmë gabimet tona”, ka thënë Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat