KH Istogu, fituese e turneut “Fadil Ferati”

Hendboll

KH Istogu, fituese e turneut “Fadil Ferati”

Më: 31 maj 2017 Në ora: 17:20
KH Istogu

Me rastin e ditëlindjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit të ndjerë të komunës së Istogut për të shtatën herë me radhë është zhvilluar turnir në hendboll për femra ku morën pjesë katër ekipe, prej tyre tri nga Kosova dhe një nga Mali i Zi.

Ky aktivitet është zhvilluar nga Komuna e Istogut në bashkëpunim me K.H.F Istogu.

Me këtë rast kryetari i Komunës Haki Rugova falënderoi të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe qytetarët që ishin të pranishëm në këtë turnir.

Vendin e parë e fitoi K.H.F Istogu, ndërsa K.H.F Nikši? nga Mali i Zi të dytin. Vendi i tretë u nda për K.H.F Vushtrria dhe K.H.F Shqiponja nga Gjakova. Po ashtu u shpallën edhe hendbollisti dhe portieri më e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat