Kosova është para sfidave të vështira - Bota Sot
Kosova është para sfidave të vështira

Hendboll

E diel, 22 prill 2018

Kosova është para sfidave të vështira

Nga: Kemajl Goca Më: 8 qershor 2017 Në ora: 16:49
Pamje nga një ndeshje

Në shtetin e Kosovës për tri ditë do të zhvillohen ndeshjet e parakualifikueseve për Kampionatin Europian 2018 në hendboll (në konkurrencën e femrave). Zyrtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës bënë të ditur se gjithçka është e gatshme sa i përket aspektit organizativ.

Sfida e parë do të zhvillohet nesër (18.00) në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë,  ndërmjet Gjeorgjisë dhe Izraelit, ndërsa me 10 (18.00) dhe 11 qershor (17.00) në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, Kosova sfidohet nga Gjeorgjia përkatësisht Izraeli. Kosova është para sfidave të vështira, megjithatë pretendon fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test