Kosova pas fitore ndaj Gjeorgjisë, synon tjetrën me Izraelin

Hendboll

Kosova pas fitore ndaj Gjeorgjisë, synon tjetrën me Izraelin

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 12:52
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në Prishtinë pas një loje angazhuese, të disiplinuar dhe efikase ia doli ta shpartallon Gjeorgjinë me rezultat 30:19, në kuadër të ndeshjeve të grupit B të fazës parakualifikuese për EURO 2018 që organizohet në Francë.

Vashat tona si kurrë më parë vërtet treguan një ndër lojërat më të pëlqyeshme duke shënuar fitore historike, ngase kjo është fitorja e parë në arenën ndërkombëtare prandaj e ka edhe peshën e veçantë.

Duhet theksuar se loja e vashave te përzgjedhësit Florent Beqiri ishte e pëlqyeshme, ne të cilën u dalluan Leonora Demaj e jashtëzakonshme, Mirela Gjikokaj me plotë imagjinatë dhe portierja Rudaku me pritje te shkëlqyera. Mirëpo, duhet theksuar se sonte në këtë përballje të gjitha vajzat meritojnë lavdata për angazhim dhe lojë efikase dhe shpirtit kolektiv.

Kurse sot nga ora 17:00, Kombëtarja e Kosovës përballet me Izraelin, kombëtare kjo qe llogaritet favorite duke u bazuar ne edicionin e kaluar, kur Kosova pat humbur me rezultat 24:21.

Por besojmë kësaj radhe hendbollistet e Kosovës nuk do të lëshojnë rastin te kualifikohen ne fazën e dytë, edhe pse do te jetë ne grupin shumë te fortë me Holandën, Hungarinë dhe Bjellorusinë, qe zhvillohen ne tremujorin e jëtij viti.

Ndeshjen e cila sot zhvillohet ne Pallatin e Sportit dhe Rinisë me fillim prej ora 17:00. Takimin e drejtojnë gjyqtaret nga Bullgaria Markovska -Vutov, nen vezhgimin e vëzhguesit nga Turqia z. Kenan Sivriaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat