Kokollari tregon arsyen e dorëheqjes nga KH Kastrioti

Hendboll

Kokollari tregon arsyen e dorëheqjes nga KH Kastrioti

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2017 Në ora: 11:09
Gëzim Kokollari

Pak kush kishte pritur se Gëzim Kokollari do të jap dorëheqje nga kryetari i klubit të hendbollit Kastriotit nga Ferizaj.  Mbi të gjitha Kokollari ndihet krenarë që klubin e kishte dërguar deri në finalen e  Kupës së Kosovës (meshkujt).  

“E nderuara kryesi dhe staf teknik i KH Kastriotit, të nderuar donator dhe shumë të dashur lojtarë, duke ju falënderuar për respektin dhe bashkëpunimin që keni treguar për mua si kryetar i KH Kastriotit, ju njoftoj juve dhe sportdashësit ferizajas për dorëheqjen time nga pozita e kryetarit te KH Kastriotit. Edhe në këtë moment të dorëheqjes time shfrytëzoj rastin t'i ftoj të gjitha bizneset dhe sportdashësit që të ofrohen rreth KH Kastriotit dhe ta ndihmojnë financiarisht sepse klubi ka nevojë për stabilitet financiarë e jo për mjete financiare të grumbulluara ad-hoc, sepse në këtë formë nuk mund të planifikosh ndonjë  strategji të punës afatgjate!

Arsyet e dorëheqjes janë të shumta, ndërsa KH Kastriotit i dëshiroj të gjitha të mirat dhe suksese!”, ka thënë Kokollari. Shtrohet pyetja kush do të marrë klubin për ta udhëhequr? A ka gjasa që pas një periudhe të gjatë të rikthehen në klub Ahmet Hysenaj – Petrova eventualisht Lulzim Abazi?  Deri më tash nuk ka asgjë konkrete, por mbetet të shihet në ditët e ardhshme. As Petrova as Abazi deri më tash në asnjë rrethanë nuk e kanë shprehur dëshirën të vijnë në krye të klubit, megjithatë gjërat mund të ndryshojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat