Kosova demolon Irlandën

Hendboll

Kosova demolon Irlandën

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 18:58
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) e mposhti Irlandën, duke shënuar fitoren e parë në Emerging men’s Championship. Ata demoluan me rezultat 47:30 (23:14) irlandezët, një fitore shumë me rëndësi dhe e para në grupin A të Kupës së Botës.

Djelmoshat tanë humbën në takimin e parë në mënyrë dramatike ndaj Turqisë (24:25) e cila ishte ndeshja e parë në turne, por në sfidën e radhës në sallën DKS “Vasil Levski” në Veliko Tarnovo nuk patën rezistencë nga Irlanda. uria e IHF-së ne fund te takimit si lojtari me i mirë i takimit zgjodhi Enis Kabashin. Nesër duke filluar nga ora 15.00 me kohën tonë lokale Kosova do të zhvillojë ndeshjen e fundit ne fazën e grupeve, ku do të takohet me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat