Izet Gjinovci apo ‘gjenerali’ i sekretarëve të përgjithshëm, për çfarë dallon?

Hendboll

Izet Gjinovci apo ‘gjenerali’ i sekretarëve të përgjithshëm, për çfarë dallon?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2017 Në ora: 14:05
Izet Gjinovci

Disa herë është thënë se shtëpia e sportit e ka një “gjeneral” të sekretarëve të përgjithshëm të federatave të ndryshme sportive. Këtë epitet ka kohë që e ka fituar Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.  Si e  ka fituar këtë epitet? Gjinovci njihet si ‘buldozer’ apo përkthyer në shqip, është punëtor i palodhshëm dhe i gjindshëm e komunikues me të gjithë. Ai në krahasim me sekretarët e përgjithshëm të federatave të ndryshme, që nga futbolli, basketbolli, volejbolli,  boksi etj. duket me pedantë si me veshje po ashtu edhe në stilin që ka.

Mbi të gjitha, flitet se edhe për nga veshja e ka më të shtrenjtë nga të tjerët. Rrallë herë e sheh pa kravatë dhe gjithmonë në gardërobën kat! Prandaj, njihet si “gjeneral” i sekretarëve, sepse siç merret vesh disa herë edhe këshillohen nga ai se si të veprojnë në momente delikate! Apo shumë herë thonë: Një gjeneral e ka shtëpia e sportit! Kjo është në shenjë respekti të madh që kanë për Gjinovcin, i cili në kohën e okupimit kishte sakrifikuar e dhënë mjete financiare shumë për sportin sidomos për hendbollin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat