Kosova "shkatërron" Luksemburgun, kualifikohet ne gjysmëfinalen e madhe

Hendboll

Kosova "shkatërron" Luksemburgun, kualifikohet ne gjysmëfinalen e madhe

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 22:36
Hendboll

Sonte në palestrën sportive "Vasil Levski' në Veliko Ternovo të Bullgarisë pas një loje të jashtëzakonshme, me plotë angazhim dhe me përgjegjësi maksimale, duke i kryer me përpikëri detyrat e dhëna nga Përzgjedhësi Taip Ramadani ja dolën të "shkatërrojnë" me lojë e rezultat Kombëtaren e Luksemburgut me rezultat 34:23 (17:11).

Ne radhët tona nuk pati asnjë pikë të dobët, përkundrazi te gjithë meritojnë lëvdata që nga hendbollisti Dedaj deri tek më i riu Drenit Tahirukaj, me një fjalë shkëlqyen.

Nesër me Kosova ne gjysmëfinale ballafaqohet me Kombëtaren e Ishujve Faroe që në Kampionatin e 1-rë te shteteve ne zhvillim ishin Kampion.

Atmosfera ishte e shkëlqyeshme edhe ne publik, ngase Kombëtarja e Shqipërisë nuk pushoi se reshturi te këndon këngën "xhamadani vija vija, është Kosova është Shqipëria.

Duhet theksuar se nga dje me skuadër është edhe presidenti Eugen Saraçini i cili në fund me plotë emocione deklaroi se hendbolli kosovarë ka filluar të mbarën, fitoret ndaj Izraeli dhe Gjeorgjisë tek femrat para disa ditëve si dhe suksesi i sotëm këtë e vërteton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat