A kishte bojkot në kombëtaren e Kosovës?

Hendboll

A kishte bojkot në kombëtaren e Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2017 Në ora: 15:46
Pamje nga një ndeshje

Flitej e përflitej se punët i ka shumë keq përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në hendboll (femra), Florent Beqiri. Para se të nisej faza parakualifikuese për Kampionatin Evropian, se Kosova ka telashe të mëdha madje disa nga hendbolliste ishin futur në bojkot.

Bile parashikonin se do të dështojë kombëtarja e Kosovës, por fatmirësisht shënoi dy fitore, me rezultat 30:19 ndaj Gjeorgjisë dhe 32:25 në sfidën me Izraelin dhe zunë vendin e parë me 6 pikë në grupin B. Kjo informatë kishte ardhur nga një trajner, emri i njohur për redaksinë, se në kombëtaren e Kosovës gjërat nuk janë mirë dhe ka bojkot, se disa nga lojtaret janë irrituar se nuk janë ftuar edhe disa lojtare meritore. Pas një hulumtimit tonë, askush deri më sot nuk ka dalë publikisht të thotë se vërtet kishte bojkot nga disa lojtare (4-5).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat