Cili Taib është selektor i kombëtares së Kosovës?

Hendboll

Cili Taib është selektor i kombëtares së Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2017 Në ora: 16:10
Ilustrim

Taip Ramadani dhe Taib Kabashi, trajnerët të hendbollit!  Taip Ramadani është përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, ndërsa Taib Kabashi është trajner i KH Trepça nga Mitrovica, por shtrohet pyetja cili është më selektor i Kosovës? Kabashi ka qenë një kohë selektor, por tani nuk është. Sa zhvillohej Kampionati Botëror i shteteve në zhvillim, Kabashi përgjigjet në komentet e tija sikur të ishte selektori, më së miri mund ta shihni edhe komentin në facebookun e tij.  

Në fakt, disa nuk e dinin se Kabashi nuk është selektor dhe e uroni, kurse Kabashi përgjigjej aty sikur të ishte zyrtari apo selektori. Në fakt, Ramadani është selektori dhe jo Kabashi. Faktikisht, Kabashi se ka bërë me qëllim, por nga euforia dhe gëzimi jashtëmase që fitonte Kosova, u bëhej zemra mal. Sigurisht dikujt ia ka vrarë syrin kur e ka parë at komentin e tij si selektor dhe jo si shikues!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat