Shqiptarja e klubit të famshëm malazez, synon të jetë ndër më të mirat në botë

Hendboll

Shqiptarja e klubit të famshëm malazez, synon të jetë ndër më të mirat në botë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2017 Në ora: 14:48
Dijana Ujkiç

Sportistët shqiptarë me sukseset e tyre bëjnë krenarë kombin e tyre. Në rangun elitë pa dyshim se është edhe një hendbolliste shqiptare dhe e cila ëndërron e synon një ditë të jetë më e mira në botë. Është fjala për Dijana Ujkiç, e cila me sukses të madh luan në klubin e famshëm të Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica, kampion i shumëfishtë i këtij shtetit.  Shqiptarja është e lumtur që është pjesë e një klubit të madh, që dy herë ka fituar Champions League, si në vitin 2011-12 përkatësisht 2014-15.  Dijana ka 21 vjet, luan në pozitën alo e djathtë,  është edhe anëtare e kombëtares së Malit të Zi. Ajo ka teknikë të përsosur, shpejtësi, goditje të jashtëzakonshme dhe vlerësohet si shumë luftarake në çdo sfidë. Në intervistën ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot”, Dijana deklaroi se pretendon me ekipin e saj të jenë në finalen e madhe të Champions League. 21-vjeçarja flet se ka apo jo njohuri për hendbollin e Kosovës dhe cilat janë synimet e saja. Ajo shprehet optimiste edhe për grupin D, ku garon skuadra e saj me Metz Handball (Francë) e SG BBM Bietigheim (Gjermani).

Image

“Bota sot”: Shqiptarja e vetme në klubin kampion të Malit të Zi, Buduçnosti, si u pritet dhe sa je e kënaqur me kushtet në përgjithësi?

Dijana Ujkiç: Së parit duhet të iu falënderoj nga zemra për intervistën që me keni bërë. Unë personalisht jam shumë e kënaqur dhe askush nuk më ka shikuar me një sy të keq apo diçka të tillë. Me një fjalë jam shumë e kënaqur për punën dhe kushtet që kam aty.

“Bota sot”: Prejardhja juaj?

Dijana Ujkiç: Kam lindur në Podgoricë, prejardhja ime është nga Mali i Zi.

“Bota sot”: Kush iu shtyri që të merreni me hendboll?

Dijana Ujkiç: Përkrahjen më të madhe më ka kushtuar familja sidomos babi im Gjoka, dhe të gjithë të afërmit e mi.

Bota sot”: Sa është vështirë të luash në fanellën e Buduçnostit, që ka një konkurrencë të fortë brenda ekipit?

Dijana Ujkiç: Nuk është edhe aq e vështirë, sepse ne të gjitha e japim maksimumin tonë.

“Bota sot”: Buduçnosti garon në Champions League, është në grupin D me ekipet si Metz Handball (Francë), SG BBM Bietigheim (Gjermani), grup i fortë, a besoni se do ta kaloni?

Dijana Ujkiç: Shpresat gjithmonë janë për të mirën e klubit tonë dhe gjithmonë kemi mendje pozitive, se do të jemi kampion.

“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja?

Dijana Ujkiç: Dhe unë si të gjithë sportistët ëndërroj dhe synoj te jem një ndër lojtarët më të mira në botë!

“Bota sot”: Sa keni njohuri për hendbollin në Kosovë?

Dijana Ujkiç: Fatkeqësisht, shumë pak sepse nuk kemi pas ndeshje me ta për të njohur më shumë sportistet kosovare.

“Bota sot”: Më kë kontaktoni me shumë nga zyrtarët apo hendbollistet e Kosovës?

Dijana Ujkiç: Unë në këtë rast kam marrë mesazh vetëm nga zotëri Izet Gjinovci.

“Bota sot”: Flitet se keni oferta jashtë Malit të Zi, a po do t’i qëndroni besnike Buduçnostit?

Dijana Ujkiç:  Tani për tani do ti rri besnike Buduçnostit, me kohë do të shohim.

“Bota sot”: Jeni pjesë e kombëtares së Malit të Zi, çfarë synoni?

Dijana Ujkiç: Vetëm të jap maksimumin tim.

“Bota sot”: Përveç hendbollit, studioni dhe a punoni?

Dijana Ujkiç: Po studioj sportin dhe menaxhmentin.

“Bota sot”: Çfarë iu ka bërë të lumtur e të zhgënjyer?

Dijana Ujkiç:  E zhgënjyer nuk kam qenë asnjëherë, janë të gjithë që me përkrahin në vendin tim, të lumtur me bën çdo ditë e imja.

“Bota sot”: Ëndrra juaj?

Dijana Ujkiç: Së pari të kam shëndet të mirë, dhe kam shumë plane për të ardhmen time, por koha do t’i tregojë të gjitha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat