Edi Kolgeci kryetar i ri i KH Prishtina

Hendboll

Edi Kolgeci kryetar i ri i KH Prishtina

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 14:59
Edi Kolgeci

Pas një periudhe katërvjeçare të udhëheqjes me sukses nga kryetari Eduard Berisha, nga sot klubi i hendbollit Prishtina (meshkujt) ka kryetarin e ri Edi Kolgeci ish hendbollist i KH Prishtina ne vitet e 80-ta, dhe pastaj afarist dhe personalitet publik ne jetën kulturore dhe sportive të Kosovës. Përveç kryetarit te ri Kolgeci udhëheqësia e re e KH Prishtina do të përbëhet edhe nga drejtori sportiv Krenar Çela, nënkryetarët Besnik Tahiri dhe Eduard Berisha, anëtarët e Bordit, Ekrem Hajdari, Luan Hoti, Uranik Begu, Kujtim Shabani sekretar Emir Tara, kurse organet tjera dhe shtabi teknik do të zgjidhet në ditët në vijim.

Prioritet i kryetarit te ri Kolgeci do të jetë formimi i një skuadre me pëerfomanca evropiane ne periudhën dyvjeçare si dhe formimi i Akademisë me te rinj, pasi Prishtina si kryeqytet dhe qendër universitare ka kushte  dhe ngritja e një skuadre te fortë në Prishtinë nënkupton edhe një: Ngritje e hendbollit të Kosovës në përgjithësi.  “Duke iu falënderuar kryesisë së kaluar me kryetarin Eduard Berisha, KH Prishtina është ndoshta klubi i vetëm në të gjitha sportet të Kosovës që nuk kanë asnjë obligim ndaj lojtarëve, trajnerëve apo ndonjë institucioni tjetër”, bënë të ditur një burim brenda klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat