Pa buxhet stabil nuk shkohet në Evropë

Hendboll

Pa buxhet stabil nuk shkohet në Evropë

Nga: Enis Kastrati Më: 14 korrik 2017 Në ora: 19:24
Enis Kastrati

Debate

Klubet e hendbollit në Kosovë presin me kërshëri t’i mësojnë se cilët do të jenë rivalët e tyre në garat evropiane, pastaj të marrin hapat e duhur se ku duhet të përforcohen me shumë nëse e kanë në plan të përforcohen. Secila prej tyre lutet që të kenë fat në shortin që hidhet me 18 korrik në Vjenë të Austrisë, sepse nëse iu bie ndonjë kundërshtarë shumë i fortë, automatikisht ia shuan shpresat për ndonjë kualifikim të mundshëm.  Në anën tjetër, shihet se asnjë klub në Kosovë nuk ka nisur përgatitjet, edhe pse u deshtë t’i nisin ato dhe jo të janë të papërgatitur për sfidat evropiane, pasi që ndonjërës mund t’i bjerë të luajë në fillim të shtatorit.

Sa kam dëgjuar asnjë ekip nuk ka nisur përgatitjet fizike, krahas kësaj as kanë arritur të gjejnë ndonjë sponsorë të fortë apo të sigurojnë mjete financiare që të paraqiten sa me denjësisht. Besa Famiglia nga Peja është më e organizuar dhe më e fortë në vendin tonë, dominimi i saj shihet me vite të tëra ose nga 18 kampionatet e deritashme, 11 herë janë kampionë.  Besa ka një stabilitet financiar dhe është klubi më i organizuar, mirëpo edhe Besës i duhet shumë më shumë që të arrijë ndonjë sukses e jo të shkohet vetëm sa për pjesëmarrje.  Sa i përket Trepçës nga Mitrovica, nuk e di se sa kanë arritur t’i konsolidojnë radhët e veta. Mirëpo, jo vetëm Trepça, por secili klub nëse ka synim të ketë ndonjë sukses, duhet të kenë buxhet stabil dhe përforcime...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat