Disa nga lojtaret që 23 vjet me parë dolën nga dora e prof. Ismet Jupës

Hendboll

Disa nga lojtaret që 23 vjet me parë dolën nga dora e prof. Ismet Jupës

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2017 Në ora: 19:36
KH Kastrioti i vitit 1994-95

Para 23 vjetësh pikërisht në vitin 1994, prof. Ismet Jupa, mori iniciativën dhe e kishte riaktivizuar klubin e hendbollit Kastriotin e Ferizajt, në konkurrencën e femrave. Atëkohë kishte mbledhur si fëmijë disa nga lojtaret që sot e kanë përfunduar edhe karrierën. Prof. Jupa përveç që kishte zbuluar e formuar asa në hendboll te meshkujt, kishte krijuar edhe disa hendbolliste që ia kanë parë hairin fortë. Ndër lojtaret që i qiti në dritë janë Safete Rifati, Lirije Muhaxheri, Vlora Jashari, Merfide Salihu, Ganimete Shabani etj. Vet dora e Jupës i bëri lojtare dhe sot e asaj dite u bënë të njohura.

Edhe prof. Jupa deklaroi se është vërtet që i ka zbuluar dhe formuar këto lojtare e disa tjera, pastaj  më vonë janë udhëhequr nga Valbona Zeqa.  Edhe disa që ishin pjesë e asaj periudhe e thonë, se prof.. Jupa ka qenë kontribuues i madh dhe kishte zbuluar e formuar shumë hendbolliste. Në at periudhë ka qenë shumë e vështirë, sepse luani në fusha të improvizuara dhe në kohën e okupimit të përndjekur nga regjimi serbian. Me një fjalë, disa nga lojtaret e lartpërmendura, si Lirije Muhaxheri, Vlora Jashari, Safete Rifati etj. janë shkollë e prof. Jupës, kështu thonë edhe në Ferizaj. Prof. Jupa ishte sikur prind për to dhe u përkujdes shumë, pastaj Zeqa vazhdoj me punën e saj të palodhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat