Muqolli nuk i do për kundërshtarë skandinavët e as klubet serbe

Hendboll

Muqolli nuk i do për kundërshtarë skandinavët e as klubet serbe

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2017 Në ora: 19:44
Muqolli me te kuqe

Pesë klubet e Kosovës shpresojnë se do t’iu prijë fati në shortin e Kupave Evropiane, që hidhet nesër në orën 11.00 në selinë e Federatës së Hendbollit Evropian (EHF) në Vjenë.  Besa Famiglia nga Peja, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, merr pjesë në EHF Cup, kurse Trepça nga Mitrovica në Challenge Cup (meshkujt), ndërsa te femrat Prishtina si kampione e fituese e Kupës, garon në EHF Cup dhe Shqiponja e Gjakovës e Istogu në Challenge Cup. Kryetrajneri i Besës, Arben Muqolli, shpreson të mos ndeshen me skuadrat skandinave apo edhe nga Serbia. “E presim shortin. Lutem të kemi fat e mos të na bjerë me ndonjë ekip skandinav, sepse është problem pak me udhëtim. Po ashtu nuk i dëshirojmë edhe klubet serbe, kur dihet se problemi është se duhet të luajmë në terren neutral. Besojmë në ndonjë kundërshtar që na konvenon në rrethin e parë”, thotë Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Muqolli paralajmërojë se do të ketë ndryshime për dallim nga edicioni i kaluar madje do të rikthehen edhe disa nga hendbollistët e lënduar. “Kemi pak ndryshime, na kthehet edhe lojtari Egzon Gjuka, i cili mungon që një vjet për shkak të lëndimit, pastaj Arbër Curri, po presim edhe Ante Kukrika të jetë i gatshëm”, tha Muqolli.  Kryetrajneri pejan mendon se në javën e ardhshme do t’i fillojnë përgatitjet edhe zyrtarisht madje planifikon të shkojnë në Maqedoni apo edhe në Mal të Zi për të zhvilluar...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat