Shqiponja dhe Istogu me rivale të vështira në garat evropiane

Hendboll

Shqiponja dhe Istogu me rivale të vështira në garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2017 Në ora: 12:05
Pamje nga një ndeshje

Shqiponja nga Gjakova dhe Istogu do të kenë përballë rivale shumë të vështira në garat evropiane përkatësisht në Challenge Cup në hendboll.  Shqiponja do të takohet me klubin nga Portugalia, ADA CJ Barros, në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup.

Ndeshja e parë luhet në Portugali, kurse ajo e kthimit në Gjakovë, ndërsa Istogu sfidohet nga holandezet Virto / Quintus. Ndeshja e parë luhet në Holandë, ndërsa e kthimit me gjasë në Pejë. Fundja, Shqiponja dhe Istogu duhet të përforcohen, pasi që e dinë çfarë rivale kanë dhe jo të flenë e të presin ditën e fundit për përforcime, pastaj të ankohen e të thonë, nuk po kemi lojtare!  Ndeshjet zhvillohen me 11/12 nëntor, kurse te kthimit me 18/19 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat