Sahiti: Kacafytja e qenve ka më shumë shikues se sa hendbolli ferizajas

Hendboll

Sahiti: Kacafytja e qenve ka më shumë shikues se sa hendbolli ferizajas

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2017 Në ora: 14:19
Skënder Sahiti

Kush ishim, kush jemi dhe pse jemi rënë kaq poshtë. Disa herë shtrohet pyetja e qytetarëve të Ferizajt që marrin vesh fortë mirë në  hendboll dhe faktikisht është qytet që ka traditë këtë sport. Kur tempulli i hendbollit është përtokë çfarë presim nga të tjerët! Liga e hendbollit është rënë përtokë, mungon cilësia, shikueshmëria ka ikë! Besa Fam Gas nga Peja në vitet e fundit sundon pa asnjë problem ligën. Ish portieri i gjeneratë së artë, Skënder Sahiti, kësaj radhe ka goditur me gjuhën më të ashpër të mundshme ish klubin e tij, Kastriotin e Ferizajt. Ai ka marrë një shembull interesant të një gare të qenve që ishte zhvilluar në Brod dhe kishte parë me mijëra shikues, kurse kur kishte shkuar në hendboll, palestrën e kishte  parë me mbi 100 sosh, madje ishte derbi i kampionatit! Sipas tij, më atraktiv tani u bë gara e qenve se sa një derbi i hendbollit qoftë të meshkujt qoftë të femrat.

Kështu kur bie cilësia! “Kacafytje e qenve ka më shumë shikues se sa hendbolli ferizajas. Kastrioti u mbet jetim, pa asnjë mbikëqyrje. Jo vetëm Kastrioti por të gjitha klubet duhet të zgjohen prej gjumit, se nuk shkon kohë e largët, mund të vjen në pikëpyetje ekzistenca e këtij sporti. Hera e parë që Kastrioti nuk futet në Evropë, kur dihet nami i saj dhe e gjithë Kosova një kohë është mburr me ta.

Në Evropë nuk kanë hyrë, se me shumë janë marrë me thashetheme dhe me bojkote, se sa që iu ka interesuar. E godas Kastriotin për arsye se është klub që u desh të jetë shembull, fuqi rajonale dhe jo të qeshin të tjerët me ta. Sepse unë si portier i takoi gjeneratës së artë, që sot disa që janë në hendboll, atëkohë veç biletë kanë mundur me ble dhe me na shikuar”, tha Sahiti për gazetën kombëtare “Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat