Kosova-Kosova U-17 pa fitues

Hendboll

Kosova-Kosova U-17 pa fitues

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 16:29
Kosova U-17-Kosova

Në Gjakovë u zhvillua ndeshja përgatitore mes Kombëtares U17 ne konkurrencën e femrave dhe Kombëtares A (jokomplete) e cila u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për EURO 2017 Divizioni B për grupmoshën U-17 që mbahet në Shkup te Maqedonisë prej datës 30 korrik deri më 7 gusht. Kjo ndeshje përfundoi pa fitues, 34:34 (20:17).

Ndeshja ishte interesante dhe ishte nje propagandë e hendbollit ngase prezente te skuadra A ishin edhe Leonora Demaj (nuk u aktivizua në lojë). Mirela Gjikokaj, Valbona Rudaku, Aida Stagova, Arlinda Krasniqi, Aurora , Xhevahire Bajramaj dhe dy lojtaret e reja nga diaspora Njoma Zogaj (Danimarkë) dhe Merlinda Qorraj (Norvegji) te dyja te lindura ne vitin 2001 por me talent te madh dhe shpresa te hendbollit evropian.

Kurse te Përfaqësuesja u 17 u dalluan portierja Leunita Gashi me mbrojtje te shkëlqyeshme, motrat ideologe dhe bartëse te lojës Rina dhe Sara Rexhepi, Hana Hot e pakopromis, Bleona Abdullahu e sakte, por edhe lojtaret e Kampionatit vendor Arrita Kursani, Blerina Kabashi dhe të tjerat që në këtë vapë dhanë maksimumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat