Kosova debuton me triumf historik ndaj Islandës

Hendboll

Kosova debuton me triumf historik ndaj Islandës

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 10:59
Kombëtarja e Kosovës U-17

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës U-17 shënuan fitore të madhe në debutimin e tyre në Euro 2017 të Divizionit B. Ato  mposhtën kombëtaren e Islandës me rezultat 26:25 (16:12) pas një loje te shkëlqyeshme sidomos ne pjesën e parë. Vashat e kryetrajnerit Faruk Shala dhe mentorit te tij Florent Beqiri dhe trajneres Shqipe Tahiri dhanë maksimumin dhe kishte raste kur edhe u alivanosën (Kursani dhe Hot) ne duele te ashpra duke mos kursyer as vete.

Në radhët e Kosovës shkëlqyen portierja fantastike Leunita Gashi, pastaj lojtarja e ndeshjes e shpallur nga juria e Kampionatit Sara Rexhepi si dhe motra e saj e palodhshme organizatorja Rina Rexhepi, Hana Hoti energjike, kapitenia Arrita Kursani vetëmohuese sikur edhe lojtaret e krahut Bleona Abdullahu dhe Fatjona Rexhaj. Por merita kanë edhe lojtaret tjera qe u aktivizuan ne lojë Drilona Rexhaj, Loreta Berisha por edhe ato qe nuk aktivizuan Blerta Ahmetxhekaj, Puhiza Gashi, Donita Kasumi, Alberina Halitaj, Blerina Kabashi, Edona Radoniqi dhe Blerta Halimaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat