Shqiptarja firmos me klubin gjerman

Hendboll

Shqiptarja firmos me klubin gjerman

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2017 Në ora: 15:31
Beba

Hendbollistja Bellma Beba është larguar nga kampionia Prishtina dhe sipas saj, ka firmosur me klubin gjerman, HSG Würm-Mitte. “Në Munih e nënshkrova kontratën me klubin HSG Würm-Mitte për të cilin do ti mbroj ngjyrat në stinorin e ardhshëm. Me këtë rast dua ta falënderoj kryetarin e klubit te KHF Prishtinës Nebih Zariqi i cili me ka përkrahur gjate gjithë kampionatit te kaluar dha pat mirëkuptim duke e çmuar kontributin tim si lojtare ne klubin e tij. E falënderoj tërë ekipin e KHF Prishtinës, ish bashkëlojtaret e mija. Trajneren  profesoreshën Zijavere Loshi  dhe u dëshiroj suksese në garat ndërkombëtare e vendore”, ka thënë Beba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat