Sllovenia për një shkallë më e mirë se Kosova

Hendboll

Sllovenia për një shkallë më e mirë se Kosova

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 11:09
Pamje nga ndeshja

Në përballjen e dytë Kombëtarja e Kosovës U-*17 humbi ndeshjen kunder seleksionit gjegjës të Sllovenisë me rezultat 35:22 (13:7).
Edhe përkundër angazhimit maksimal dhe dëshirës së madhe, mundësitë ishin te vogla per fitore ngase skuadra sllovene ishte ne element, kur ti shtohet edhe ne krahasimin e fondit te lojtareve humbja ishte e paevitueshme. Skuadra e jonë deri ne minuten e 42 rrezistoi duke e ngushtuar diferencën ne vetëm dy gola, mirëpo kjo ishte maksimumi (si duket loja e parmbrëmshme ju "zbrazi akumulatorët").
Mirëpo, realisht humbja është më e lartë se ne realitet, pasi vashat tona humbën edhe 4 penallti dhe disa raste nga pozitat me ideale, por kështu e ka sporti.
Neser Kosova ballafaqohet me Izraelin ne ora 13:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat