Edhe një humbje për Kosovën

Hendboll

Edhe një humbje për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2017 Në ora: 17:28
Pamje nga ndeshja

Vashat e kombëtares së Kosovës U 17 pësuan edhe humbjen tjetër në Euro 2017 të Divizionit B në hendboll, që po mbahet në Shkup. Kosova pësoi humbje me rezultat 29:26 nga Izraeli U-17. Në minutën e 48-të Kosova barazoi rezultatin (24:24), por jo edhe të nxjerrë pikë. Në pesë minutat e ardhshme, Izraeli shënon tre gola të njëpasnjëshme dhe kjo rezultoi edhe në triumfin e saj të jashtazakonshëm. Izraelitet fitojnë pikët e para në këtë garë. Te izraelitet u dallua Shira Gerbi me 8 gola, ndërsa te Kosova Rina Rexhepi me gjithsej 8 gola. Ndërkaq, lojtarja më e mirë të izraelitet ka qenë Shira Gerbi, kurse te Kosova Hana Hot.

Trajneri i Izraelit, Benjami Ingel, tha se është i lumtur për fitoren: “Jam shumë i lumtur dhe krenar për ekipin. Kjo është fitorja e parë në turne dhe ne dëshirojmë të vazhdojmë  të fitojmë edhe në ndeshje të tjera. Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë, por do të japim më të mirën dhe shpresoj që kjo nuk do të jetë fitorja e fundit në turne”. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Florent Beqiri, e pranoi se në pjesën e parë nuk luajtën ashtu si duhet. “Në gjysmën e parë, ne luajmë shumë dobët. Bëmë shumë gabime dhe Izraeli merr  avantazhin dhe  udhëheqin me tri gola.

Në gjysmën e dytë, ne luajtëm më mirë dhe në një moment barazuam rezultatin. Por në atë periudhë përsëri kemi bërë disa gabime dhe kundërshtari ynë kaloi sërish në tri gola epërsi. Nuk kemi përvojë për kësi lloj ndeshjeje. Ekipi im për herë të parë luan në Euro 2017 siç është kjo garë dhe kjo është arsyeja kryesore për këtë rezultat apo humbje”, tha Beqiri. Me 4 gusht, Kosova do të ballafaqohet me Bullgarinë U-17, të cilat synojnë rezultat të favorshëm. Kosova ka një fitore me rezultat 26:25 ndaj Islandës, pastaj humbën me 35:22 nga Sllovenia dhe së fundi me 29:26 nga Izraeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat