Shala ‘vajton’ disa mungesa në Euro 2017

Hendboll

Shala ‘vajton’ disa mungesa në Euro 2017

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2017 Në ora: 18:58
Faruk Shala

Një fitore e dy humbje është bilanci i kombëtares së Kosovës U -17 në Euro 2017, Divizionin B në hendboll (femrat), që po mbahet në Shkup. Vashat tona triumfuan me rezultat 26:25 ndaj Islandës, por pësuan me 35:22 nga Sllovenia dhe me 29:26 nga Izraeli. Kryetrajneri i kombëtares tonë, Faruk Shala, personalisht nuk është i kënaqur, por ‘vajton’ edhe disa mungesa. ”Nëse krahasohet me paraqitjet e deritashme të Kosovës në kësi nivele të garave, mendoj që paraqitja e Kosovës është 100 për qind më e mirë se herave të tjera. Kurse personalisht nuk jam i kënaqur, ngase në ndeshjen e tretë është dashur të arrijmë fitore”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sa jeni të kënaqur me rezultatet e deritashme?

“Jam i kënaqur që arritëm të fitojmë ndeshjen e parë. Realisht Sllovenia ka qenë më e fortë dhe nuk kam pritur fitore, mirëpo nuk jam i kënaqur me humbjen ndaj Izraelit. Mund të them lirisht, që jam pjesërisht i kënaqur me rezultatet e deritashme”, theksoi ai. Shala tha se në përballje me Izraelin nuk kishin edhe fat sportiv? “Mendoj që këtë ndeshje e kemi humbur me gabime teknike dhe nuk kemi funksionuar si ekip, mungesë e kompaktësisë, sigurisht ka ndikuar edhe lodhja nga ndeshjet e kaluara dhe fondi i lojtareve. Mungesa e disa lojtareve kyqe në formacion na hendikepon shumë”, thotë Shala. Ai më tutje ka deklaruar se nuk i kanë finalizuar edhe rastet...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat