Përzgjedhësi apo kryetrajneri, cili e ka fuqinë apo autoritetin në kombëtaren e Kosovës U-17?

Hendboll

Përzgjedhësi apo kryetrajneri, cili e ka fuqinë apo autoritetin në kombëtaren e Kosovës U-17?

Nga: Kemajl Goca Më: 10 gusht 2017 Në ora: 13:56
Faruk Shala e Florent Beqiri

Është një fakt i çuditshëm me Federatën e Hendbollit të Kosovës, sepse mënyrën se si e bëjnë përzgjedhjen e trajnerëve me poste, ndonjëherë nuk ke çare edhe pa qesh! Sepse, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës për seniore përzihet edhe të Kosova U-17 të femrat. Pse e shtrojmë këtë pyetje, sepse nëse përzgjedhësi ka të drejtën të përzihet të Kosova U-17, atëherë çfarë na duhet kryetrajneri. Nuk ka dy shefa, njëri është. Ata mund të quhen ndihmëstrajnerë, por jo kryetrajneri.

Është rasti i Faruk Shalës, ai është kryetrajner i Kosovës U-17, por sipas asaj që ndodhi në Shkup, Florent Beqiri e kishte fjalën kryesore si përzgjedhës dhe e drejtonte ekipin, kurse Shala rrinte ndër hijen e tij. Tash, kush e ka fuqinë Beqiri apo Shala? Normalisht se Beqiri, pasi ai është përzgjedhës, por pse të “mashtrohet” Shala me postin e kryetrajnerit! Ose Shalës i bëhet qejfi, e nuk vendos në shumë raste. Nëse Shala është kryetrajner, ai duhet mi pre gjërat rrastë, jo t’i përzihen në punën e tij që iu është besuar. Pak e mbështjellët është puna përzgjedhësit dhe e kryetrajnerit, vetëm jo mungon edhe termi mbitrajneri e përmbi përzgjedhësi! Mbi të gjitha, Faruk Shala le ta sqarojë këtë punë interesante. I njëjti rast ka qenë edhe kur ishte përzgjedhës Alfred Llazari, e Taib Kabashi ishte kryetrajner. Absurd, se jo mahi! Nuk ka në asnjë sport kësi emërime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat