BESA FamGas u përballë me Beshiktashin e Turqisë

Hendboll

BESA FamGas u përballë me Beshiktashin e Turqisë

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 13:55
KH BESA FamGas

Kampionja e Kosovës ne edicionin 2016/17 BESA FamGas (nga ky edicion sponsori i ri) ka filluar përgatitjet për edicionin 2017/18 si ne rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar pasi qysh me 3 shtator në kuadër të rrethit të parë të EHF CUP do të përballet me skuadrën turke Beykoz nga Stambolli.
Tani e disa ditë ekspedita pejane gjendet ne liqenin e Ohrit ku po pergatiten nën drejtimin e kryetrajnerit Arben Muqolli duke stërvitur dy herë në ditë.
Të hënën pejanët zhvilluan edhe ndeshjen e parë miqësore kontrolluese me kampionin e Turqisë Beshiktash e cila garon në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat 32:29 për skuadrën turke.
Kryetrajneri Muqolli pati rastin ti sprovon te gjithë lojtarët përfshirë edhe hendbollistin boshnjak Tarik Mexhiq, por edhe te rikthyerin në skuadër Egzon Gjukën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat