Shqiptari apo 79-vjeçari i sportit e i artit, dikur e quanin njeriu pa eshtra!

Hendboll

Shqiptari apo 79-vjeçari i sportit e i artit, dikur e quanin njeriu pa eshtra!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2017 Në ora: 12:33
Sheqer Shllaku

Çdo periudhë ka pasur sportistë të dëshmuar, por prej atyre që ka lënë gjurmë në sportin e hendbollit, pa dyshim është Sheqer Shllaku. Ai konsiderohet si portieri më i mirë i të gjitha kohërave që ka pasur Kosova.  

Një portier fenomenal i asaj periudhe, kur hapat e parë kishte nisur në vitin 1957 në hendboll pikërisht në Buduçnost, tani Besa e Pejës, shquhej me reflekset e tija. Edhe pse është rreth moshës 80-vjeçare, edhe sot është jashtëzakonisht aktiv, ka dashuri për sportin sidomos hendbollin, por gjithnjë i përkushtuar edhe në botën e artit dhe madje edhe jep këshilla për sportistët e piktorët.  Më konkretisht, i lindur me 19 qershor të vitit 1938 në qytetin e Ferizajt, ndryshe përveç si sportist e ka kryer edhe Akademinë e Arteve. Mbi të gjitha, një emër i madh i sportit dhe brez pas brezi mësuan nga ai sidomos portierët e hendbollit.

Ai në një emision të Agim Kasapollit para disa vjetësh e kishte pranuar se adhurohej nga vajzat e asaj kohe, madje ai si në humor ia kishte kthyer Kasapollit: Ndoshta sportistët e kanë gjakun e ëmbël.  Karakteristikë ka qenë se si portier i hatashëm, kishte fituar edhe shumë nofka si njeriu pa eshtra, apo prej gomës, ka pasur edhe të atillë që e kanë thirr ‘llastik’.  Sheqeri sot frymëzim jo vetëm për brezin e hendbollit por edhe për botën e artit. Fundja, Sheqeri shumë herë për ekipet rivale ka qeni i ithtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat