Beba: Ka rënie në KHF Kastrioti! Petrova, njeri i madh!

Hendboll

Beba: Ka rënie në KHF Kastrioti! Petrova, njeri i madh!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2017 Në ora: 17:00
Bellma Beba

Ish hendbollistja e Kastriotit dhe e Prishtinës, Bellma Beba, tani pjesë e skuadrës gjermane, HSG Würm-Mitte,  tha se ka rënie në hendbollin e Kosovës. Ajo tha se sikurse të kishim donatorë si Ahmet Hysenaj – Petrova, hendbolli do të ishte më ndryshe dhe sipas saj, ka rënie të cilësisë në KHF Kastriotin e Ferizajt.  A mendoni se ka rënë cilësia e hendbollit në Kosovë? “Mendoj se po. Dikur derbi Kastrioti me Prishtinën, a sot rënie në të dy klubet sidomos në Kastriot. Edhe vjet i pat cilësitë e ndeshjeve të gjysmëfinales e finales. Arsyeja? Mendoj jo interesimi i donatorëve në hendboll.

Ahmet Petrova njeri  i madh e me vite në hendboll i cili ka bërë histori për hendbollin ferizajas e në përgjithësi edhe për Kosovën. Dorëheqja e tij në Kastriot e pruri klubin në këtë gjendje, sikurse në çdo klub të kishe pasur donator sikur ai sigurisht qe edhe do të rritej niveli i hendbollit në Kosovë. Mbesim me shpresat të rikthehet Ahmet Petrova në klub dhe në klubet tjera të kyçen donator të tillë”, për gazetën kombëtare “Bota sot”, Beba, e cila vlerësohet si hendbollistja më e mirë e pas luftës që ka pasur Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat