Beba në emocione, klubi gjerman një aventurë e re

Hendboll

Beba në emocione, klubi gjerman një aventurë e re

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2017 Në ora: 18:45
Bellma Beba e Juergen Biffar

Hendbollistja shqiptare nga qyteti i Gostivarit, Bellma Beba, është e bindur se do të lë gjurmë në hendbollin gjerman. Lojtarja më e mirë që ka luajtur në Ligën e Kosovës në vitet e pasluftës, tha se Gjermania do të jetë një aventurë e mirë për të. Ajo para disa javësh firmosi për një vjet për klubin gjerman, HSG Würm-Mitte, që garon në Ligën e Bavarisë.  Beba i është mirënjohur Fadil Kçikut, trajner në Gjermani. “Juergen Biffar është donatori kryesor i klubit Wurm – Mitte dhe vërtet me kanë pritur shkëlqyeshëm”, tha Beba. Hendbollistja ka një përvojë të mirë, sepse një kohë ka luajtur edhe në Turqi e në Itali, duke treguar paraqitje të mira. Në fakt, ka luajtur disa vjet për Kastriotin e Ferizajt dhe së fundit në Prishtinë, ku kishte fituar të gjitha trofetë e mundshme.

“Bota sot”:  Nesër (e enjte) në orët e mëngjesit niseni për t'iu bashkuar klubit gjerman, HSG Würm-Mitte, a keni emocione?

Bellma Beba: Sigurisht se po. Në mjedis të ri, me trajner të ri dhe bashkëlojtare, e kështu me radhë. Një aventurë e re për mua.

“Bota sot”: Kush u bë sebep të jeni pjesë e klubit gjerman?

Bellma Beba: Fal trajnerit të mirënjohur Fadil Kçiku i cili me ka propozuar në klub dhe me ka përkrahur tejmase, aq sa kam qëndruar në Gjermani. Nuk është lehtë që të jepet një rast i tillë në jetë, por falë tij e arrita që të shkoj dhe t’i tregoj aftësitë e mija. Kështu që kam bërë kontratë njëvjeçare dhe do t’i jem falënderuese për tërë jetën.

“Bota sot”: A do të keni mall për Kosovën, më shumë për KHF Prishtinën apo Kastriotin?

Belma Beba: Një pyetje e vështirë, nuk do të mund të veçoj asnjërin prej këtyre dy klubeve me renome. Sepse në të dyja klubet kam kaluar tepër mirë dhe sigurisht edhe për Kastriotin edhe për Prishtinën do me merr malli.

“Bota sot”: Me çfarë synime shkoni në klubin gjerman?

Bellma Beba: Sigurisht që të marrim pjesë në Bundesligën gjermane. Përgatitjet do t’i kalojmë në Austri.

“Bota sot”: Paksa nga Kosova largoheni me zemër të thyer, pasi që herën e fundit disa trajnerë nuk iu votuan për hendbollisten më të mirë të Vitit, a mendoni se iu bë me inat, kur dihet se ishit lojtarja që bëtë diferencën në çdo ndeshje?

Bellma Beba: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat