Llapin e pret diçka e keqe!

Hendboll

Llapin e pret diçka e keqe!

Nga: K.G. Më: 24 gusht 2017 Në ora: 12:38
Jeton Havolli

Ish hendbollisti i mirënjohur, Jeton Havolli, paralajmëron diçka të keqe për klubin e hendbollit Llapi nga Podujeva. “Edhe pse në Superligë Klubi Hendbollistik 'Llapi' një hapë para shuarjes. Nga viti 2006 e kam pas postin e trajnerit të KH ‘Llapit’ (me pauza të vogla). Me bashkëlojtarë dhe njerëz të vullnetit të mirë e kemi bartë barrën e organizimit të klubit, vetëm falë të rinjve të cilët frekuentonin në klub, po edhe me qëllimin që të bëjmë diçka të ndershme për Qytetin në mënyrë vullnetare (e që në mentalitetin tonë nuk u vlerësua kurrë). 
Fal kësaj pune, me dhjetëra lojtarë kanë qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës të grupmoshave të ndryshme, dhe siç dihet vitin e kaluar u kualifikuam në Superligen e Kosovës dhe në klub u afruan disa djem që të ndihmojnë në organizimin e klubit, mirëpo edhe pas takimeve me disa donator dhe premtimeve të tyre për mbështetje kjo nuk ndodhi (përveç Agnesa grup e cila ka siguruar nga një shujtë për lojtar para lojës dhe Drejtoria e sportit Kotizimin dhe rrugën), dhe klubi mbet në një pozitë të keqe, të largohet nga Superliga apo të vazhdoj me gjithë borxhet e shumta. Fal vetë sakrificës së lojtarëve vazhduam edhe pjesën e mbetur duke siguruar mbetjen në Superligë.
Menjëherë pas përfundimit të kampionati kam kërkuar takim të kryesisë së klubit në mënyrë që Kampionatin 2017/18 ta presim më të organizuar. Dhe që prej kësaj kohe kryesia janë shmangur duke mos u përgjigjur emalave-telefonatave. 
Deri sa në vendet e civilizuara edhe lagjet kanë klubet e tyre, te ne organizohen që ta shuajnë klubin më të trofeshëm të qytetit. Duke i detyruar mbi 70 hendbollistë të largohen nga ëndrrat e tyre dhe të mbesin rrugëve.
Duke vërejtur këtë në pa mundësi ta ndryshoj këtë gjendje, unë jap dorëheqje nga pozita e trajnerit të klubit.
Ndoshta Klubi edhe do të shuhet, mirëpo tani dihet adresa”, shkruan Havolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat