Erhan Shahini trajner i ri i KH Cerrikut nga Shqipëria!?

Hendboll

Erhan Shahini trajner i ri i KH Cerrikut nga Shqipëria!?

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2017 Në ora: 16:17
Shahini me Florian Dedjen

Ish hendbollisti i mirënjohur gjilanas, Erhan Shahini, në edicionin që e lamë pas ka drejtuar me sukses Dritën nga Gjilani, si duket është emëruar trajner i ri në klubin shqiptar, KH Cerriku.

Sipas fotografisë që ka postuar ai në profilin e tij dhe ka marrë një numër urimesh nga miqtë e tij për postin e ri. Mirëpo, Shahini ende nuk e ka konfirmuar se vërtet do të drejtoj klubin shqiptar, përveç që shihet në foto me drejtuesin e kësaj skuadre. Fakti më interesant është se ai ka marrë mjaft urime për postin e ri. Ta shohim se vërtet Shahini është në krye te Cerrikut apo jo! "Faleminderit për vizitën e bërë të KH.Cerriku, si dhe për dhuraten e dhuruar nga trajneri Florian Dedja", shkruan Shahini, edhe pse ai në asnjë formë se ka cekur se ësthë bërë trajner, por urime ka të shumta. Shahini flitet se ka pasur ofertë edhe nga KH Prishtina, por nuk kishte gjetur ujdi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat