Shahini çuditet se si e urojnë pa u bë trajner i një klubit shqiptar!

Hendboll

Shahini çuditet se si e urojnë pa u bë trajner i një klubit shqiptar!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2017 Në ora: 16:43
Erhan Shahini

Erhan Shahini, ish hendbollist i mirënjohur gjilanas, çuditet se si e urojnë në profilin e tij në facebook! Ai e mohon se është bërë trajner i klubit shqiptar, KH Cërrikut. Ai tha se ka postuar një foto me trajnerin e klubit shqiptar, Florian Dedja, kur u vizituan dhe askund nuk u theksua se u bë trajner.

“Kishim vetëm një stërvitje të përbashkët me KH Cërrikun, të cilët patën shpreh dëshirë të mbajmë një stërvitje të përbashkët. Ato urime që janë në fb nuk e kanë lexuar mirë, se unë vetëm ju kam falënderuar KH Cërrikut për vizitë”, tha Shahini për gazetën kombëtare “Bota sot”. Shahini është trajner në klubin e Dritës nga Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat